Zv.kryeministri Erion Braçe në një postim në Instagram ka bërë thirrje për qetësi sot, ndërsa i ka kthyer dhe një përgjigje Presidentit Meta i cili kërkoi që qeveria të bënte 2 hapa pas në qasjen ndaj opozitës (lexo këtu).
“Dy hapa pas nuk do i bëjmë kurrë, asnjë hap pas nga demokracia, asnjë hap pas nga ligji”, shkruan Braçe.
Në postimin e tij Erion Braçe shkruan:
Gjithcka per;
Demokracine, Lirine, Voten e Qytetareve dhe Ligjin ne kete vend!
Gjithcka per;
Drejtesine e Re, funksionale e te barabarte per te gjithe!
Ose te barabarte
si qytetare ne te drejta e para ligjit,
Ose pabarazia do vijoje te shkaterroje Demokracine.
Qetesi, Durim, Ligj sot!
Ky reagim vjen ndërsa mijëra njerëz janë mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste ndaj qeverisjes Rama dhe një ditë pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë largimin e Ramës, ngritjen e një qeverie tranzitore si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.