Ndryshe nga zakonisht deputetët e PS-së kanë hyrë sot në Kuvend një orë para nisjes së seancës plenare, ndërsa shumica e tyre nuk kanë ndaluar para gazetarëve.
Po ky nuk është rasti i zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili ka deklaruar se duhet dialog, po jo në kurriz të Kushtetutës dhe demokracisë. Braçe këmbënguli se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por vetëm zgjedhje lokale.
“Unë besoj se do jemi përfituesit kryesore edhe nga dialogu, sepse ne kemi qenë viktimat më të rëndësishme të shitblerjes së votës, të paktën në Fier dhe në Elbasan.
Zgjedhjet që po konteston opozita u bënë me një qeveri që ishte përgjysmë, tani kur e dogjën edhe këtë mundësi që ne u dhamë, tani për çfarë të flasim?!
Ne nuk heqim dorë nga demokracia dhe kushtetuta… të gjitha garancitë që opozita kërkon t’i shkruaj vetë në një letër të bardhë jemi gati t’i pranojmë në raport me ato që janë kushtetuese.
Zgjedhje? Patjetër, mbi bazat e atyre që kërkojnë… zgjedhjet vendore jo të parakohshme”, u shpreh Braçe.
(E.K/FAXWEB.AL)