06:13 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Erion Braçe humb toruan, sulmon gazetaren e Faxnews: Urdhërat konsumoji me drejtorin që ke në zyrë! (Braktis intervistën dhe bën me shenja)

11:56 | 20/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erion Braçe humb toruan, sulmon gazetaren e Faxnews: Urdhërat konsumoji me drejtorin që ke në zyrë! (Braktis intervistën dhe bën me shenja)

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka debatuar ashpër me gazetaren e Fax News Ambrozia Meta, saqë është detyruar që të ndërpresë komunikimin me gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Pas insistimit të gazetares për të pyetur nëse është normale që eksponentë të lartë të PS-së të bëjnë presione për votat, Braçe e humbi toruan dhe sulmoi gazetaren dhe televizionin Fax News.

Pyetja që e irritoi më së shumti Braçen ishte ajo se pse nuk po ndiqen të njëjta standarde për ish-ministrat dhe kandidatët e PS-së siç u bë me Saimir Tahirin.

“Urdhërat konsumoji me drejtorin që ke në zyrë, mos mi jep mua, mos u emociono, e di ti se çfarë është terrori”, ishin disa nga fjalët e Braçes, që u largua dhe bëri me shënjë në drejtim të gazetares.

Pjesë nga debati:

Erion Braçe- Ambrozia Metës: Çlirohu nga emocionet, lërja emocionet… a mund ta mbaroj unë?!

Gazetarja Ambrozia Meta- Braçes: Nuk kam fare emocion, kam shqetësim për përgjimet që dalin, jam e shqetësuar për standardet. Pse nuk ndiqet i njëjti standard që ndoqët me Saimir Tahirin.

Braçe- Metës: Ti e TV tuaj e shpallet Tahirin kriminel, tashmë i dilni në mbrojtje…., deri dje ti personalisht dhe televizioni yt e keni shpallur Tahirin bandit, shyqyr që tashmë po e shpallni të pafajshëm

Meta-Braçes: A është normale ky terror ndaj punonjësve? O do votoni, o do ikni nga puna

Braçe-Metës: E di ti ç’është terrori? Terror është të vritet deputeti 1 muaj para zgjedhjeve, terror është të vendoset pistoleta te koka.

Meta- Braçes: Pse s’mbajnë përgjegjësi eksponentët e PS?

Braçe- Ambrozia Metës: Urdhrat bëji në TV tuaj, konsumoji me drejtorin në zyrë.

Meta-Braçes: Nuk janë urdhëra, janë pyetje!

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ambrozia metaerion brace
Pas

Nga profesorët e Francës tek profesorët e ka*it”, Nard Koka ironizon: PS ka ecur përpara

Para

Të pafytyrë! Më e pakta do të duhej të heshtnin e të mos dukeshin gjëkundi për shumë kohë

Para
Luan Rama rikthehet 30 vite pas: Konkursi që më bëri të njohur (VIDEO)

Të pafytyrë! Më e pakta do të duhej të heshtnin e të mos dukeshin gjëkundi për shumë kohë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.