Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kryer një inspektim blic në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Braçe ka bërë inspektime në disa drejtori të rëndësishme në qytetin e Vlorës, si drejtoria e portit, doganës, si dhe Drejtorinë e Arsimit Rajonal.
Sipas informacioneve mësohet se zëvendëskryeministri gjatë inspektimeve ka hasur në mungesën e disa drejtuesve në vendet e tyre të punës.
Sipas burimeve pritet që Braçe të bëjë një analize për këta drejtues, ku nuk përjashtohet as mundësia e pushimeve nga puna.
Të njëjtat kontrolle Braçe i ka bërë më herët në qytetin e Durrësit, ku më pas është pasuar nga shkarkimet e disa prej drejtuesëve në drejtoritë lokale.
Vetë zëvendëskryeministri ka premtuar në Kuvend, se ai do të shkojë në çdo cep të Shqipërisë, në mëyrë që qytetarët të marrin shërbimi që duhet, dhe drejtorët të jenë me kohë të plotë në krye të detyrave të tyre.
“Dhe për ta mbyllur! Do ju vizitoj të gjithëve! Një nga një! Në 61 bashki, i vetëm me shoferin tim! Respektoni orarin zyrtar ose…e dini vetë!”, është shprehur më herët Braçe.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post