Zëvendëskryeministri Erion Braçe është shfaqur mjaft entuziast me arritjet e tij në Bashkinë e Divjakës, ku ka arritur që të kryejë rielektrifikimin e disa fshatrave.
Në nisje të fushatës lokale për zgjedhjet e 30 Qershorit Braçe me nota të larta vetëkënaqësie shprehet se më në fund banorët e fshatrave Cerme e Siperme/Lagjia Halilaj, Kryekuq, Gur dhe Sënez do të kenë energji 140 volt.
Pavarësisht se elektrifikimi i vendit ka përfunduar që në vitin 1975, ende sot shqiptarëve iu shitet si arritje një e drejtë parësore, siç është furnizimi me energji elektrike.
Braçe ka vijuar më tek duke akuzuar dhe kreun demokrat Basha, për të cilin thotë se e ka shumë të lehtë që të gënjejë, por jo të punojë.
Reagimi i plotë i Braçces:
NE PUNE
RIELEKTRIFIKIM!
Pas 50 vitesh,
me ne fund #Rielektrifikim ne;
Cerme te Siperme/lagjia Halilaj, Kryekuq, Gur, Senez ne #BashkineDivjake.
Pas 50 vitesh,
me ne fund #Rielektrifikim edhe ne:
Gore, Bubullime, Rrupaj, Krutje/lagjia pas shkolles deri tek lagjia Likanjare,
Fier i Ri/te gjitha lagjet deri ne kthesen e Gjazes ne #BashkineLushnje.
Disa mijera familje qe perfitojne;
Tashme furnizimi me energji elektrike eshte ne parametra maksimale dhe sipas kontrates.
Ja qe te paguash energjine vlen dhe,
te kthehet ne investime qe permiresojne cilesine e sherbimit dhe ndalin
#VJEDHJET!
E thjeshte tu thuash njerezve mos paguaj por voto per mua e na ke ne,
E thjeshte tu thuash njerezve mos paguaj, une do te ul cmimin, ti voto per ne dhe ti do mbetesh me shtylla druri e energji 140 volt!
SHIHINI FOTOT;
JANE DY BOTE PERBALLE:
BOTA E RRENAVE TE LULIT ME SHTYLLA DRURI DHE,
BOTA E INVESTIMEVE QE PERMIRESON SHËRBIMIN PER DHJETERA MIJE FAMILJE!
Te genjesh eshte e lehte-e ben Luli,
Te punosh eshte e veshtire-s’e ben dot Luli.
E provuar kjo!
Ndaj,
Ne #30QERSHOR VOTO #THJESHTPERPUNEN
#PUNAVLEN,
#LAFETIMERRLULI.
#PS30
VO: ne te gjithe fshtrat e permendur po punohet ne kohe reale, sot, para pak, kur i vizitova.
Falenderim Oshee dhe Oshee ne Lushnje, administratorit Cela e drejtorit te Rajonit, Krenarit qe po i rrine punes mbi koke.
Discussion about this post