Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale duke reaguar mbi situatën politike.
Ditën e sotme, Braçe ka komentuar qëndrimin e drejtuesit të “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, që sipas Braçes e ka quajtur qesharak shkrimin e revistës amerikane lidhur me çështjen e lobimit rus për Bashën në SHBA.
Braçe thotë se Lesit nuk i intereson situata e Lulzim Bashës por e dikujt tjetër.
Shkruan socialisti: “Nuk eshte kryqezate e imja, o Nikollë!
Duket kryqëzatë amerikane, gazetarësh të njohur amerikanë.
E sheh?
Eshte Zeri i Amerikes, Nikolle!
Sepse eshte ngjarje e rende kjo puna e parave nga shtetas ruse.
E di qe ty nuk te qethet per Lulzim Bashen, po fare, e di edhe se halli eshte tek e ardhmja e tjeter kujt e lidhur me kete, por te lutem keshilloje:
Rrëfe se e kujt është kompania Biniatta Trade LP që paguan për PD!
Nese nuk e ben kete, atehere të padisë kompaninë Muzin që thotë se ka marrë para nga Biniatta për PD!
Nese nuk e ben as kete, te bej ate qe thote Mero, të dalë me fytyrën e qeshur si përherë e të thotë: Jam budalla në këto punë, kaq di të bëj!
Nese as kete nuk e ben dot, atehere te pranoj po duke qeshur: Jam një kukull! Ç’të keqe ka, të bukura janë”.
(F.G/Faxweb.al)