Ish-kryeministri Erion Braçe është një nga përfaqësuesit e mazhorancës që ka votuar pak pas orës shtatë mëngjesin e sotëm. Ai ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik në Tiranë, dhe sigurisht që ka pasur një mesazh për qytetarët.
Zv.kryeministri është shprehur se ai do të largohet më pas drejt Lushnjes ku do të ndjekë procesin e votimit, si përfaqësues politik i këtij qarku.
“Më duhet të ndjek edhe Divjakën dhe gjysmën e Lushnjes. Është edhe freski në këtë orë. I ftoj që të gjithë që të bëjënë të njëjtën gjë. Të zgjedhin mëngjesin dhe të shkojnë në punët e tyre”, u shpreh Braçe për zgjedhjet.
Pyetur a janë legjitime këto zgjedhje, Braçe deklaroi: Zgjedhje ka, zgjedhje po bëhen janë në datën dhe kohën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës dhe të shmangin votimin familjar.
Discussion about this post