Pavarësisht dështimit spektakolar për të gjashtin vit me radhë për të çelur negociatat, qeveria shqiptare është e vendosur që të mos mbajë asnjë përgjegjësi për këtë, dhe të luajë rolin sikur vendi ynë është në ditët e veta më të mira në aspektin ekonomik dhe në atë të demokracisë.
Aq shumë po e zbatojnë moton e Ramës se dielli do të lindte sërish pas 18 Tetorit, saqë Erion Braçes sot i ka lindur një shegë sa një shalqi.
Përmes një postimi në Instagram, zv,kryeminsitri është entuziast për shegën e Lushnjes, që eksportohet jashtë vendit, dhe e ka madhësinë sa një shalqi.
Postimi i Braçes:
Dielli lind prapë dhe …. bën këtë
#SHEEEEGEEEE!
Nuk është shalqi,
është rekordi i ri në plantacionin e shegës në Karavasta/Divjakë të Agro Iliria:
1 KILOGRAME E 243 GRAME!
Viti i parë dhe shihni cfarë prodhimi;
50 tonë deri tani dhe vazhdon!
Në Itali e Angli po shkon.
Ndërkohë nuk do të jetë veç shegë,
por shumë shpejt edhe lëng shege!
Kush e do punën e gjen,
madje bën super prodhim me të!
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post