Mjeku dhe specialisti i shëndetit publik Erion Dasho ka komnetuar mbledhjen e sotme të kryeministrit edi Rama me anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve ndërsa veçon ‘pyetjen’ që sipas tij ju ka bërë kreu i qeverisë atyre.
Dasho shkruan se përgjigjet e tyre nuk i duken të dhëna nga ekspertët por që ishin të detyruar ti jepnin në atë mënyrë, teksa vlerëson dy mjekët, Gëzim Xhepa dhe Renato Osmëni.
Reagimi i plotë:
Për ata që e kanë ndjekur, sot Kryeministri i drejtoi një pyetje fare të thjeshtë antarëve të Komitetit të Ekspertëve: “A kemi patur raste me COVID në muajin janar?” Dhe ja përgjigjet që mori (të paktën ato që u bënë publike në media):
- Unë nuk kam parë ndonjë rast COVID në janar!!!
- Nuk kishte si të kishim raste, atëherë kur nuk kishim marrë masa dhe të kemi tani që kemi marrë masa!!!
Më vjen shumë keq ta them, por megjithë respektin e padiskutueshëm që këta kolegë gëzojnë në profesionin e tyre primar, mua këto nuk më duken si përgjigje ekspertësh. Nuk e kuptoj se çfarë i ka detyruar të japin këto përgjigje…
Një BRAVO për Prof. Gëzim Xhepa dhe Dr. Renato Osmëni që janë kthyer sot në ndërgjegjen e mjeksisë shqiptare dhe në personat e vetëm që po luftojnë me profesionalizëm për të vërtetën rreth COVID në Shqipëri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)