Në emisionin ‘’Mëngjes nga Xhaxhiu” në ”Fax News” ka qenë i ftuar sot aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo. Duke folur për çështjet e aktualitetit Kristo u shpreh se mediat janë blerë fillmisht nga Rama, dhe më pas ky ‘’zakon” iu dha edhe të tjerë personazheve të politikës.
“Gjithë hapësira publike është pisllosur. Unë nuk i harroj dot hallet e njeërzve, se ai njëqind mijë lekëshi i asaj zonjës është marrë nga këta kryebashkiakë që kanë nga 45 apartamente. Këtu ropt reagojnë ndaj meje që reagoj ndaj kësaj gjëje, dhe më thonë ‘’po ik andej ç’të duhet ty!”.
Në Shqipërinë e kryeministrit, në Shqipërinë e çudirave që ka bërë ai vetë, dhe unë bashkohem me atë që të gjithë duhet të paguajnë lekët. Po ça bëri ky, I rriti çmimin atyre që paguanin që është 1/3 e vendit. Po kjo nuk ndodh në sektorin e naftës.
Qeveria e shkuar u mundua të bënte diçka për gjakmarrjen po e la në mes se e nisi me ua uiu! Kur dal në protesta mendoj se ‘’ç’dua unë le të rrij të haj gështenja pranë zjarrit”, po pastaj mendoj për drama të tilla si gjakmarrja dhe them se nuk mund të rri duarkryq. Sa herë që flitet në Shqipëri për të vjedhur këtu ka më shumë para se në Amerikë.
Media po shndërrohet në llogore të pushtetit, protesta e Valbonës, përveç televizionit tuaj nuk e kanë trajtuar këtë çështje. Kryeministri i vendit është i pari që bleu mediat për të reklamuar punën e tij në Bashki. Dhe më pas mësuan nga ai gjithë të tjerët.
Bleona do të ngrijë vezët, e shumë mirë, mund edhe t’i skuqi, ska pse të bëhet halli i askujt”, u shpreh ndër të tjera Kristo.
(E.K/FAXWEB)