Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka fituar gjyqin që kishte për shpifje me ish-deputeten e PD-së Albana Vokshi. Kjo e fundit është dënuar me 1 milionë lekë gjobë për shpifje, paraditen e sotme nga ana e Gjykatës së Tiranës.
Veliaj e kishte paditur Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata qe ish deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD, që lidheshin me abuzime me tendera të bëra nga ana e Veliajt.
Pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj fitoi gjyqin edhe ndaj ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja, i cili u denua për shpifje, ndërsa lekët e fituara prej tyre pretendon se do ti investojë në kopshte dhe në çerdhe.