Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të programit të kredisë së butë. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj u bën thirrje të gjithë fituesve të fazës së parë të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë brenda afatit të caktuar.
Ai thekson se, pavarësisht se ndodhet i izoluar, mbetet i angazhuar në procesin e realizimit të projekteve sociale për qytetarët.
“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha 🧑🧑🧒🧒 është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës 🤝🏻 që të blejnë shtëpinë e tyre 🏡 me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, 𝐝𝐮𝐚 𝐭ë 𝐟𝐭𝐨𝐣 ç𝐝𝐨 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐟𝐚𝐳ë𝐬 𝐬ë 𝐩𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 (𝐤𝐮 𝐮 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥ë𝐧 𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬 𝟐𝟐𝟑𝟕 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬), 𝐪ë 𝐭ë 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡ë𝐦 𝐧ë 𝐟𝐚𝐳ë𝐧 𝐞 𝐝𝐲𝐭ë. 🙏🏻
Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 🗓️ 4 Mars. Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin 📑 e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni!
Përqafime”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Të gjithë fituesit e Fazës së Parë të Programit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, kanë afat të fundit për dorëzimin e dokumentacionit deri më 4 Mars 2025. Dokumentet dorëzohen pranë Zyrës së Shërbimeve me Një Ndalesë, Bashkia Tiranë.