Për evente dhe organizime masive kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk thotë kurrë jo. Jo më kot edhe akuzohet për lekë të hedhura dëm në favor të promovimit të punës së tij.
Këtë herë Veliaj ka vendosur që të hap thesin dhe të ftojë në Sheshin “Skënderbej” këngëtarë shumë të dashur për natën e sotme të ndërrimit të viteve.
Këngëtarët më në zë të muzikës së lehtë shqiptare do të performojnë për disa orë në shesh dhe së bashku me qytetarët e Tiranës do të presin ndërrimin e viteve.
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se koncerti festiv do të nisë në orën 22.30 të natës së sotme dhe do të vijojë deri në orët e para të 2018-ës.
Këngëtarët që do të jenë të ftuar të këndojnë natën e ndërrimit të viteve janë: Ronela Hajati, Kastro Zizo, Elhaida Dani, Tiri & Band, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda. E sigurisht kostoja për performancën e tyre do të jetë e lartë, pasi ata janë më të kërkuarit në club-et e Tiranës.
Gjithashtu, bashkia do të ketë edhe shumë surpriza e do të ndajë dhurata për qytetarët. Kush nuk ka bërë akoma plane t’i hedhë një sy sheshit.
(E.K/FAXWEB)