Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një postim në Tëitter thotë se aktori i madh Robert Ndrenika është pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
“Lajm i shkelqyer qe i madhi Robert Ndrenika eshte PRO Teatrit te Ri! Asnje milimeter nuk merret e garancia per kete eshte nje negociate ku aktoret dhe arkitektet behen pjese me po kete fryme bashkepunimi qe shfaq kaq bujarisht miku yne Ndrenika per Teatrin e Tiranen qe duam”, shkruan ai.
Veliaj i referohet një intervistë te aktorit në një media të shkruar ku ai thotë se nuk është kundër ndërtimit të një teatri dinjitoz por përvetësimit të truallit të Teatrit Kombëtar. (B.H/Faxweb)