Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka kaluar natën në qeli pasi u arrestua mesditën e djeshme (10 Shkurt) me urdhër të SPAK në zyrën e tij.
Kryebashkiaku është vizituar mëngjesin e sotëm nga Drejtori Juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, e cili e ka shoqëruar më parë Veliaj në SPAK, kur është thirrur për t’u marrë në pyetje.
Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.
Libri fokusohet në ndikimin ekstrem të ngjarjeve të rralla dhe të paparashikueshme të jashtme dhe tendencën njerëzore për të gjetur shpjegime të thjeshta për këto ngjarje, në mënyrë retrospektive.
Discussion about this post