Bashkia e Tiranës ka refuzuar që ti japë informacion Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me tenderin që ky institucion ka hapur për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Dhjetra aktivistë u pozicionuan sot në hyrjen e Bashkisë që pas pak çastesh u rrethua nga punonjës policie, por askush në godinën e pushtetit vendor, nuk iu dha informacion.
Pedagogu i gazetarisë Ervin Goci e konsideroi të papranueshme mungesën e dhënies së informacionit nga ana e Bashkisë, ndërsa u shpreh i bindur se Erion Veliaj e ka nënshkruar fshehtas marrëveshjen për prishjen e Teatrit.
“Këtu jemi përpara një shkelje penale, erdhëm për të kërkuar informacion dhe iu thamë që do sjellim një përfaqësues, dhe e shikoni çfarë ndodh (Policia bëhet gardh), kjo është një shkelje penale. Është një fakt administrative që na është mohuar informacioni, dhe kjo bëhet se Bashkia ka vendosur fshehtas që ka vendosur që të dhembë Teatrin.
Pse nuk e hapin derën dhe bëjnë pinpong me qytetarët! Kryetari i Bashkisë ka thënë se ka rektutuar një kompani, që do të shpallë fituesin e marrëveshjes, ky zotëria e ka thënë me zë dhe me figurë, që e ka lidhur marrëveshjen për prishjen e Teatrit.
Kjo është me të vertetë e frikshme, se këtu mund të vijnë një ditë te shtëpia, dhe të t hedhin banesën në tokë. Është fare e qartë se këtu nuk të lejojnë që të marrësh të drejtën tënde. Këtu është marrë vendimi, dhe kanë frikë që të avancojnë, duan të kalojnë direkt te hedhja e gazit publik.
Ne në një mënyrë apo në një tjetër do ta marrim atë informacion, ky individ është shëndërruar në një nga njerëzit më të rrezikshëm që ka Tirana, pasi merr vendime fshehtas. Janë 120 milionë euro që janëkëtu brenda, dhe ne që paguajmë taksa nuk mundemi të hyjmë dot brenda.
Nuk më pengon mua do njeri që të marr informacion”, u shpreh Goci.