Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka nisur një letër falenderimi qytetarëve të Tiranës për votimin e tyre në 25 Qershor. Sipas tij me votën e tyre qytetarët dhanë besimin për tranformimin e Tiranës.
Letra është e ngjashme me atë që Veliaj shpërndau për kryeqytetasit edhe dy ditë para zgjedhjeve të 25 Qershorit, mirëpo ndryshimi është se këtë herë evidentohen edhe disa gabime ortografike në tekst. Diku është harruar të vendoset lidhëza e diku tjetër shenja e pikësimit.
Të jenë lodhur andej nga Bashkia?! Të mos ketë pushuar as stafi i PR-it?! Ndoshta edhe po pasi siç e ka thënë dhe vetë Veliaj e gjithë Bashkia e Tiranës është në këmbë dhe vera do të jetë e gjitha punë.
“Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë mua të ndihem sa krenar, po aq edhe i përunjur.
Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 25 Qershorit ishte një referenduim për punën e bërë në Tiranë në dy vitet që shkuan, por edhe një verdict për atë që duam të bëjmë në dy vitet që do vine”, thuhet ndër të tjera në letrën e Veliajt.
(E.K/SHUPLAKA)