09:16 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Erion Veliaj në “FuckUp Nights”: Si e dreqosa kur isha te “Mjaft-i” (VIDEO)

23:49 | 13/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erion Veliaj në “FuckUp Nights”: Si e dreqosa kur isha te “Mjaft-i” (VIDEO)

Në evenimentin e sotëm “FuckUp Nights”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka rrëfyer një prej dështimeve më të mëdha që ka pësuar, si edhe mësimet që ka nxjerrë prej tyre.

Veliaj tregon një histori kur ishte pjesë e lëvizjes “Mjaft”, që më vonë u kthye në “G99” dhe si e dreqosi duke humbur votat në Berat.

“Unë jam këtu për të treguar se si kam dreqosur disa gjëra në jetën time. Një gjë që kam kuptuar është se ne shqiptarët jemi fitimtarë shumë arrogantë por edhe humbës shumë idhnakë. As nuk dimë të fitojmë sepse na duket sikur kemi çliruar botën, por as nuk dimë të humbassim me dinjitet sepse bëhemi shumë idhnakë. Një prej tyre jam edhe unë”, e nis tregimin Veliaj.

Më pas ai vazhdon duke treguar se si kur u bë për herë të parë te Lëvizja “Mjaft” dhe fushatat që ai realizoi në atë kohë dhe se si besonte se ndryshimi po vinte.

“Ndonjëherë harron që njerëzit që të rrethojnë mund të mos jenë fare shumica ose njerëzit që të të rrethojnë mund të mos jenë detyrimisht ata që të votojnë pavarësisht se u pëlqen ideja që ke. Mbaj mend si menduam të bënim fushatë nga Tropoja në Konispol, kishim vetëm dy makina dhe lëviznim në gjithë Shqipërinë. Dhe pse kishte ndryshuar kodi zgjedhor që të fitoje një mandat në Kukës duhet të kishte 25% të votave.

Ne në mënyrë naive vazhdonim me insistim dhe punonim në Kukës sikur do të kishim vetëm aty fitore, por punonim dhe në Gjirokastër. Ishte një rast ku e dreqosëm me shumë sukses, unë humba në Berat me një numër shumë të vogël votash. Mendoj se po të ishim fokusuar vetëm aty do të kishim fituar. Pavarësisht si shkoi historia, si u vodhën votat, si u numëruan ishte një nga gjërat që kam dreqosur më me shumë sukses në jetën time.

Po mësova disa gjëra. Së pari jo të gjithë ata që të rrethojnë të duan. Dhe në ditën tënde më të keqe, kur je në gjunjë, tërë pluhur, kur po tallen të gjithë me ty, kur të gjithë ata që të kanë sulmuar kanë ditën e tyre të lavdisë dhe thonë ja si u dreqos.

Është një moment ku ndjehesh sikur sapo ke gëlltitur një lopatë me zhavorr dhe nuk ka stomak që mund ta tretë. Kuptova se kush mund të ishte me mua afatgjatë dhe shumë prej tyre punojnë me mua sot sepse u rrëzuam bashkë. Intimeti më i madh që krijon me dikë është kur rrëzohesh. Në ditën tënde më të mirë kur të thonë lali, lali të gjithë është qejf. Por kjo nuk është dita kur kupton se kush është realisht me ty.”, tregon Veliaj. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dreqosaErion VeliajFuckup nights
Pas

Përmbyset autobusi me gra dhe fëmijë në Turqi, 13 të vdekur dhe 11 të plagosur

Para

Katër mënyrat se si fytyra ju tregon se keni probleme shëndetësore

Para
Katër mënyrat se si fytyra ju tregon se keni probleme shëndetësore

Katër mënyrat se si fytyra ju tregon se keni probleme shëndetësore

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit nga gjakmarrja. Martin Kaza i dënuar me 22 vite burg, vrau në 1997 dy vëllezërit Gjini

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.