21:43 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Erion Veliaj nis xhirimin e filmit ‘Rama ik!’

07:39 | 10/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Unë jam si shefi im Edi Rama!”, kjo është ajo që u thotë qytetarëve Erion Veliaj

Nga Agim Xhafka

Tashmë vihet re se Erion Veliaj ka të njëjtin protagonizëm në media si Edi Rama. Për të mos thënë se mjaft herë mbizoteron. I

a ka mbërritur dhe çudisë që të shfaqet njëkohësisht në tre televizione. Kjo nuk është një plagjiaturë që ai po i bën sipas Ramës për motet kur ishte kryetar bashkie.

Jo,është me sa duket një nisje drejt kapjes së postit të kryetarit të PS-së. Shkoqur po shfaqet hap pas hapi si një ambicioz që e kërkon atë karrike. Dhe tani ka plot kushte që ia pastrojnë rrugën e ëndërrës.

Edi Rama nga dita në ditë po shihet si një njeri që luftoi per tepsi e për timon,jo për progres e reforma. Plot sinjale nga jashtë e brenda shfaqin rënien ekonomike të vendit,rritjen e largimeve nga vendi,stanjacion në paga e pensione.

Korrupsion në çdo fushë dhe kryesorja goditja e tregut me koncesionet që janë monopole të mirëfillat në shumë fusha. Pra Edi Rama në perceptimin publik është diagnostikuar me sëmundje politike të pashërueshme,që gjendet nën diktatin e oligarkëve dhe shfaq zymti idesh e planifikimesh.

Pikërisht në këtë muzg, “qengji” Veliaj don që të bëhet “ujk”. E ia ka nisur nga media. Nuk do jetë fare cudi që shumë shpejt nëpër veprimtari të ndryshme të thuhet se morën pjesë Erion Veliaj,Edi Rama,Gramoz Ruçi dhe të tjerë.

Nuk do jetë farë e pabesueshme që disa nga deputetet socialistë,që kanë lindur në maternitetin ‘99,të nisin ankesa të vogla si fillim ndaj Ramës e më pas të ngrenë zërin se atdheu po ecën drejt greminës. Ky zë do të trashet nga që oligarkët më shumë duan benefice nga bashkia,se nga qeveria cfarë donin për deri 35 vjet i morën.

Kështu Erioni i vogël do kthehet në makthin e Ramës. Do e gërryejë ekonomia, mafia, kanabisi, protestat, opozita, pakënaqësia e popullit dhe shkelmin bythëve me sa po duket do ia japë Lali Eri.

Sot Rama qesh nga skenarë të tillë. Sic qeshte Nano kur Edi shkonte deri te spiatali i Selanikut për t’i dhuruar një tufë me lule. Historia përsëritet. Se nga mosmirënjohja e pabesia Erioni ka mësuar boll.

Partinë e ka të futur në thes qysh tani. Siç Rama e mori vetëm duke blerë Ruçin. Atje nuk ka më parime e solidaritet. Ka leje ndertime,troje,premtime,honorare. E per fat të keq të Ramës Lali ia di vlerën edhe një fiku e jo më bashkisë. Me ca fiq hypi aq lart,me karriken që ka mund edhe të shkojë në hënë.

Erioni e ka nisur xhirimin e filmit “Rama ik!”. Mbase ndihmohet dhe nga regjisorët e tij te vjetër. E Rama duhet ta ketë frikë. Se Lali nuk është si Blushi që e donte veç Beni.Eshtë në zemrat e 500 mijë pensionistëve dhe nuk ka fare skrupuj kur lufton. Madje në ato çaste edhe në se e kafshon ndonjë gjarpër me siguri  ngordh…gjarpëri./Syri.net

Etiketa: agim xhafkaedi ramaErion Veliajrama
Pas

”Në Bashki nuk na fishkëllen njeri”, vlonjati prej 20-vitesh jeton në tualetet publike

Para

Roland Lami në ”Fax News”: Qeveria në ankth, ‘a do më dalë emri a jo mua’

Para
Roland Lami në ”Fax News”: Qeveria në ankth, ‘a do më dalë emri a jo mua’

Roland Lami në ''Fax News": Qeveria në ankth, 'a do më dalë emri a jo mua'

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.