Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur sot në Bashkinë e Tiranës disa banorë të Astirit. Ai ka thënë se askush nuk do dalë i humbur.
Veliaj thotë se mbrëmë janë prishur 2 shtëpi dhe sot 4 të tjera. Nuk dihet nëse ata banorë që janë pritur nga Veliaj, janë pikërisht ata që po protestojnë prej më shumë se 20 e ca ditësh. Kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se e vetmja kategori që nuk e ndihmon është ajo e politikanëve. Veliaj thotë se kategoria që do të strehohet në banesat sociale janë hallexhinjtë.
“Ne jemi përgatitur për këtë kategori që nuk kishin leje, por thjeshtë të fusin kokën diku janë stabilizuar. Mund të ketë kategori të tilla që nuk i prek rruga fare, nëse nuk të prek rruga nuk ke lidhje. Sot njerëzit do të kenë mundësi të shohin si ishin dhe si janë. Kategoria e dytë ka të bëjë me shpronësimet. Burrash kush ka tokë tjetër të vetën që nuk e prek gjurma të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki, por nëse shpronësohesh.
Pra nëse ke një hapësirë 30% ta zë rruga, atëherë të gjithë hapësirën që të zë rruga transferohet diku tjetër për ta marrë. Ka edhe një kategori tjetër që nuk e ndihoj dot, ajo e politikanëve. Këta kanë nevojë për ndihmë sociale, këshillim, këta që nuk janë banorët dhe vijnë sikur te lodrat dhe teatri. Kush vjen deputet që vjen për të kapur kandidimin prapë, kjo vjen aty për hallet e veta dhe jo të banorëve. Ju flas si një njeri që është rritur me halle duke shkuar me qira nga njëra shtëpi te tjera, jo si këta që vijnë nga rengi. Këta që dalin sot e kanë bërë vetë projektin, por i pafytyrë nuk jam”, tha ndër të tjera Veliaj.
Ai u ka thënë banorëve se duhet të qëndrojnë larg Partisë Demokratike sepse, sipas tij në pazarin e parë që do i dalë do i braktisë këta banorë.
“Ata mezi që të fillojnë pushimet nesër dhe i ke në hollandë, lëreni Partinë Demokratike se ata do ta braktisin Unazën e Re sapo të kapin ndonjë Pazar. Siç kanë bërë me ‘Çadrën’, protestën e Kukësit, Teatrin Kombëtar”, tha ai.
(B.H/Faxweb)