09:08 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk ka thënë asnjë fjalë pas rrënimit të Teatrit Kombëtar, del me kasetë Veliaj: Ata që janë kundër janë pakicë

14:36 | 17/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk ka thënë asnjë fjalë pas rrënimit të Teatrit Kombëtar, del me kasetë Veliaj: Ata që janë kundër janë pakicë

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, forca të shumta të policisë rrethuan ambietet e Teatrit Kombëtar dhe me ndërhyrjen e IMT-së hodhën në tokë  godinën, që ishte kthyer tashme në simbol të rezistencës së artistëve.

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, policia dhe IMT nxituan që të zbatonin urdhërat e ardhura nge kreu i bashkisë Erion Veliaj, i cili ishte i vendosur që të hidhte në tokë godinën e Teatrit Kombëtar.

Megjithëse nën zyrat e Veliajt, ka vëshuar rezistenca e artistëve dhe të aktivistëve duke kundërshtuar vendimet e tij, kryebashkiaku i Tiranës ka heshtur duke u sjellë indiferent ndaj kundërshtimeve të qytetarëve.

Por pas një heshtje të gjatë, mesa duket kreu i bashkisë ka gjetur guximin që të dalë para rrjeteve sociale për të folur, ku sië shihet ka përgatitur një videofjalim të gatshëm.

“Propozuam një teatër të ri, kishim një projekt të ri. Kam qenë në 12 takime me edhe ata që kanë qenë kundra gjithckaje, që në fund ishin një pakicë. Nuk u preferua një teatër që të kishte kullë sipër, qeveria u tërhoq. Pastaj të kishte një mundësi financimi bëmë prapa një hap pas që të mos prekej asnjë cenimetër. Por kur artistët kërkuan më shumë sesa ofron privati ne thamë se do të shkojmë me privatin dhe do ta financojmë vetë. Gjatë gjithë procesit që kam bërë takimet, kemi moderuar qëndrimet tona, por nuk mund të marrësh gjithcka, nuk mund ta kemi teatrin, edhe pa kullë, edhe pa privatin dhe ta ruajmë.

Sapo u transferua prona, sikur kërkojmë që kjo të verifikohet, Instituti i Ndërtimit e vlerësoi në 2018 si të amortizuar, e verifikuam sërish dhe instituti tha se është e rrezikshme. Kjo ndërtesë nuk ka qenë asnjëherë monument kulture ata që bërtasin sot e hoqën në 2007. Më pas njoftuam mbledhjen e këshillit online dhe morëm vendimin sipas vendimit. Teatri i vjetër iku, tani duhet të përgatitemi për teatrin e ri dhe tani duhet të bashkëpunojmë. Sot i shtrij dorën kujdo që nuk ishte dakord me ne në këtë betejë edhe pse nuk ka njohuri bazë. I gjithi populit, tallash dhe teneqe, asnjë gram çelik, ajo ishte e rrezikshme. I shtrij dorën kujtdo që zemrën e ka të thyer dhe ndihet i trishtuar në një betejë që i mori kohë dhe energji dhe pa fryt. Kemi marrë një vendim të drejtë na priftë e mbara.”- tha Veliaj.(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: erion velaijreagimteatri kombetar
Pas

‘Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina”, Rama reagon më në fund: Nuk jam shenjt dhe as i pagabueshëm…

Para

2 vite e 3 muaj shemben brenda minutash/ Gjithçka ndodhi sot te Teatri Kombëtar që u shndërrua në gërmadha: Lot, dhunë dhe akuza për shitje ‘kauze’

Para
2 vite e 3 muaj shemben brenda minutash/ Gjithçka ndodhi sot te Teatri Kombëtar që u shndërrua në gërmadha: Lot, dhunë dhe akuza për shitje ‘kauze’

2 vite e 3 muaj shemben brenda minutash/ Gjithçka ndodhi sot te Teatri Kombëtar që u shndërrua në gërmadha: Lot, dhunë dhe akuza për shitje 'kauze'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, marrëveshje paraprake midis Uashingtonit dhe Pekinit! Gjykata e Apelit i lë në fuqi

FOTOT/ E rëndë në Francë! Nxënësi 14-vjeçar vret për vdekje asistenten e mësueses pranë shkollës, si ndodhi krimi

Dhuna në Los Angeles, vendoset gjendja e shtetrrethimit në qendër

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv me dronë rus në Kharkiv, 2 të vdekur dhe 54 të plagosur

Detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie me investitorë, drejtuesit e një kompani të “meditimit seksual” shpallen fajtore në gjyqin për punë të detyruar

Franca do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

BE me sanksione të reja ndaj Moskës, von der Leyen: Forca, e vetmja gjuhë që Rusia do të kuptojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.