Bashkia e Tiranës ka shpallur një tender me vlerë, 150 milionë lekë të vjetra për blerje paisjesh për aktivitetete.
Nga bokse, te pult fonie apo videoprocesor, këto janë vetëm disa nga pasijet që janë pjesë e tenderit që është shpallur gjatë ditës së sotme.
Të gjithë e dinë tashmë që Bashkia e Tiranës ka një kujdes të veçantë në lidhje me imazhin dhe sidomos aktivitetet e saj. Vetë kreun e Bashkisë, Erion Veliajn e shohim sa në një aktivitet në një aktivitet tjetër.
Sipas njoftimit të vetë tenderit këto të ardhura janë vendosur në dispozicion nga vetë Buxheti i Bashkisë.
Hera-herës i akuzuar në lidhje me shpenzimet për zbukurimin e qendrës apo zonave të tjera të Tiranës, të quajtura dhe fasadë, Veliaj është shprehur se këto vinë nga bashkëpunimet me sponsorët.
Po mesa duket nuk është tamam kështu, pasi edhe të dhënat e këtij tenderi e tregojnë që paisjet blihen në më të shumtin e rasteve nga vetë Bashkia.
(E.K/FAXWEB)