Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar një urim për besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhe pse ndodhet në burg, Veliaj nuk ka harruar të shprehë dëshirat e tij për një agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar.
“Me nisjen e Muajit të Ramazanit 🕌, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra ❤️ të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë ✨ dhe paqe. 🙏🏻
Një urim i veçantë për vëllain tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku më kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit.
Bekime të gjithëve! 🤲🏻 Një agjërim të lehtë dhe të pranuar”,shkruan Veliaj.