13:32 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Erioni të mos ndjekë rrugën e kllounit”, avokati: Protesta e “Astirit” nuk shuhet, do çojmë dosje në SPAK

18:19 | 30/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Erioni të mos ndjekë rrugën e kllounit”, avokati: Protesta e “Astirit” nuk shuhet, do çojmë dosje në SPAK

Avokati Artan Manushaqe u shpreh se protesta e banorëve të “Astirit” nuk do të shuhet kurrë. Sipas tij, ata janë bërë bashkë për të luftuar paligjshmërinë dhe kjo do t’i mbajë në këmbë derisa të marrin atë çka ju takon.

I ftuar në studion e “FaxNews”, ai paralajmëroi se në fillim të janarit në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion do të dërgohet një dosje me të gjitha shkeljet e konstatuara.

“Protesta e “Unazës së Re” është një protestë që nuk shuhet kurrë sepse është ndezur për të luftuar paligjshmërinë në projekt dhe në procedurën e tenderimit. Pse të mos e çojmë vendin në standardin e Britanisë së Madhe ku kryeministri Boris Johnson del dhe shëtit me biçikletë?

Sepse ata vijnë dhe duan ta shkatërrojnë Shqipërinë.Te teatri shqiptarët do të bashkohen edhe më shumë sesa te Unaza e Re. Sot a nesër do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata. Ne po përgatisim një dosje që do ta çojmë te SPAK.

Do ta vëmë përballë faktit për dhunën e ushtruar nga policia, por edhe për projektin dhe tenderin. Do të ndjekim hapat ligjorë. Ne duam vetëm drejtësi. Këtë do të bëjmë shumë shpejt në fillimin e vitit. Do të ndjekim të gjithë këto hallka. Ne kërkojmë thjesht respektimin e ligjit”, u shpreh Artan Manushaqe.

Avokati nuk kurseu as kritikat dhe sulmet për kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për qëndrimin që kanë mbajtur ndaj protestës së këtyre banorëve. Ai e quajti Ramën një njeri të papërgjegjshëm që bën si do vetë, pa respektuar ligjin.

“Erioni nuk duhet të ndjekë rrugën e atij kllounit që zhytet. Ai vazhdon bën ping-pongje të tilla. Një politikan nuk flet me urrejtje. Rama gjen shesh dhe bën përshesh. Faj kanë ata që kanë mbështetur Edi Ramën për të ardhur deri tek këtu. Gabimin nuk e shoh te Rama sepse Rama është një njeri i papërgjegjshëm për mua.

Si mund të rindërtosh Shqipërinë ti kur nuk ke lek. Ata janë copë-copë. Veprimet e tyre janë fasadë. Duam shtet ligjor që nuk i largon jashtë të rinjtë. Rama në deklaratën e tij tha se tërmeti ishte mrekulli sepse nuk kishte shumë viktima. Si mund ta thotë një kryeministër këtë? A është paralajmëruar ky tërmet në korrik nga institucioni i Presidentit të Republikës? Kur del një institucion publik dhe ka një indicie, a duhet të marrim masa ne si qytetarë? Rama e ka tradhtuar vendin”, deklaroi ai.

Artan Manushaqe komentoi edhe ngritjen e SPAK, për të cilin tha se të gjithë duhet t’i japin besim me qëllim që punët të bëhen siç duhet dhe të ketë drejtësi në vend.

“SPAK duhet të ketë minimalisht 10 prokurorë. Mua më lind e drejta si qytetar që ta shikoj në raportin e ligjit dhe të së drejtës. Unë them t’i japim besim SPAK, të bëjmë denoncimet, t’u themi urdhëroni faktet, kryeni hetimet. Duhet të shikojmë veprimin e tyre, por duhet të japim besimin tonë. Shpresoj që edhe BKH të ketë oficerë të policisë gjyqësore të kualifikuar, specialistë dhe me kualitet”, tha Artan Manushaqe.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Artan Manushaqe
Pas

Njoftohet për rrëmbimin e një personi në Don Bosko, policia në aksion duke kontrolluar zonën

Para

DW për Erdoganin: Ai që humb Stambollin, e ka humbur Turqinë

Para
Erdogan në ndihmë të shqiptarëve pas tërmetit: Do të ndërtojmë 500 shtëpi për vëllezërit tanë

DW për Erdoganin: Ai që humb Stambollin, e ka humbur Turqinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump thotë se 2 nëndetëse bërthamore amerikane janë “më afër” Rusisë

EMRAT/ Zbulohet grupi kriminal që trafikonte kanabis drejt Greqisë. Arrestohen 2 persona në Korçë, 2 në kërkim. Ja çfarë u gjet në magazinë (VIDEO)

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.