Erisa Xhixho ka dalë në një konferencë për mediat pas dhunimit të një djali i quajtur Orgest Grembi, mbështetës i LSI nga një militant i PS në Fier.
“Të rinjtë refuzojnë që të drejtohet kështu ky vend, nuk do t’i ndalë askush të rinjtë tanë, ndaj kërkoj nga Antoneta Dhima që drejton fushatën në fshatin përkatës dhe në qytetin përkatës të distancohet nga kjo dhunë, edhe gjithë ekipi i PS, ngjall neveri, nuk do të pranohet dhe do të ndëshkohet me votë”,-u shpreh Xhixho.
Pak minuta më parë, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, dënoi dhunën e paprecedentë ndaj një mbështetësi të LSI-së nga “horrat e PS-së”. Vasili shkruante se autori i krimit ishte Agim Grembi, që rezulton të jetë nga i njëjti fis me të dhunuarin.
Sikundër zbuloi Erisa Xhixho nga rradhët e LSI-së, i dhunuari është një maturant, i identifikuar si Orgest Grembi, i cili ka vendosur të votojë LSI-në. Por për shkak të këtij vendimi, edhe se ka pohuar se është votues i LSI-së, ai është dhunuar nga një anëtar i PS-së me precent penal.
“Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Ky eshte Orgest Grembi, maturant i cili ka vendosur te votoje LSI, per nje drejtim te ri per Shqiperine. Por sot ai eshte dhunuar dhe goditur pikerisht nga nje anetar i Partise Socialiste, me precedent penal, pikerisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se.
Kjo eshte nje ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbeshtetjes shume te madhe qe LSI sot gezon nga te rinjte shqiptar. Berishistet e rinj te PS kane harruar pergjigjen qe kane marre ne vitin 94 per te gjithe ata qe jane sjelle ne kete menyre nga grate e Libofshes. Te njejten pergjigje do marrin ne 25 Qershor nga gjithe grate, vajzat dhe qytetaret e Qarkut Fierit.
I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunes. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgje dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri qeverises”, shkruante Erisa Xhixho.
*Në foto i riu i dhunuar
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post