Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar disa pamje ku duken radhë të gjata të pensionistëve për t’u pajisur me abonenë mujore të urbanit.
“Këto janë pamje që dëshmojnë talljen që vazhdon me pensionistët”, shkruan Xhixho në rrjetet sociale.
Sipas saj, numri i kufizuar i pikave të shërbimit krijon radhë të tilla çdo fillim muaji. “Janë vetëm pesë pika shërbimi në Tiranë sepse bashkia e inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve 5D nuk ka gjetur dot një zgjidhje tjetër për mijëra pensionistë të Tiranës”, thekson deputetja Erisa Xhixho.
Ajo shton më tej se Partia e Lirisë ka një plan konkret për zgjidhjen e disa problematikave me të cilat ndeshen qytetarët si dyfishimin e pensioneve, rimbursimin e ilaçeve apo dhe rritja e pensionit minimal në nivelin 50 % të pagës.
Postimi
Këto janë pamje që dëshmojnë talljen që vazhdon me pensionistët.
Këta njerëz, që kanë kontribuuar një jetë të tërë për këtë vend, janë të detyruar të presin me orë të tëra, në këmbë, në radhë për abonenë e autobusit.
Numri i kufizuar i pikave të shërbimit krijon radhë të tilla çdo fillim muaji. Janë vetëm pesë pika shërbimi në Tiranë sepse bashkia e inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve 5D nuk ka gjetur dot një zgjidhje tjetër për mijëra pensionistë të Tiranës.
Tallen dhe përbuzen 12 vjet, për t’u mashtruar me rritje qesharake e bonuse elektorale pak muaj para zgjedhjeve.
🇦🇱Programi “5 prioritete për 4 milionë shqiptarë” do t’u bëjë të mundur:
✅Dyfishimin e pensioneve
✅ Rimbursimin e ilaçeve: fatura rreth 3.5 miliardë lek
✅Rritjen e pensionit minimal në nivelin 50 % të pagës