Pas një pritje të gjatë të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në, përfundimisht me ndikimin e Francës dhe dy vendeve të tjera skeptike, vendi ynë mbeti sërish. Kush mban përgjegjësi për këtë situatë, sa rol ka qeveria shqiptare në këtë dështim?
Është krejtësisht përgjegjësia politike e qeverisë shqiptare pasi po të ishte vetëm për Francën, Franca do të ishte krejtësisht e izoluar. Fakti është se Franca nuk është e izoluar por është mbështetur fort nga Holanda dhe Danimarka. Ka një kushtëzim shumë të qartë për Shqipërinë. Për Francën bëhet fjalë për dy kushte kryesore. Së pari, me zbatimi ne Reformës në Drejtësi dhe konkretisht me Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë që të jenë funksionale dhe së dyti, me Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR në shtator. Ndërkohë ky është kushtëzimi gjerman.
Këto kushte i ka dhe Gjermania. Holanda është shumë radikale me një “jo” të fortë ndaj qeverisë Shqiptare dhe e mban ende në fuqi mocionin e parlamentit holandez të aprovuar në qershor të këtij viti, sipas të cilit Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, pasi nuk ka përmbushur kriteret kryesore lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Danimarka gjithashtu konsideron se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret dhe për sa kohë që këto kritere nuk janë përmbushur, atëherë nuk mund të hapen negociatat me Shqipërinë. Këtë e tregoi dhe fakti që Danimarka ishte pro hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë. Thënë ndryshe, nëse në vitet ‘90 vetë shqiptarët kishin një parullë “Liri demokraci”, sot është BE që kërkon dy D kryesore. Që i thotë popullit shqiptar që duhet të vendosni dy “DD”, Demokracinë dhe Drejtësinë në vend, para se të hapim negociatat.
Demokracinë se duhet të provoni zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe Drejtësinë ku duhet të provoni se ka ndarje pushtetesh që respektohen dhe që të respektohet kjo ndarje pushtetesh duhet të funksionojë drejtësia siç duhet. Së paku të fillohet me Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese funksionale. Është një gjë konkrete nuk është justifikim mbi të cilën Franca është fshehur. Sepse Franca do të ishte e izoluar. Ka edhe më tepër shtete, edhe Spanja që nuk ka folur hapur dje, pasi ka folur hapur gjatë takimit me ministrat e jashtëm, që ishte e prekur nga kriminaliteti i organizuar nga grupet shqiptare të trafikut të drogës në Spanjë. Një sërë shtetesh të tjera, edhe Belgjika ka qenë skeptike. Por ajo që ka ndodhur dje ka patur tri grupime kryesore. Së pari, një grupim i madh që mbështeste hapjen e negociatat me dy vendet; së dyti, një tjetër grupim që bënte që mbështeste ndarjen e vendimmarrjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe së treti, ishte grupimi që nuk e mbështeste ndarjen. Këtu Franca qëndroi fort me shtetet e tjera. Sot e artikuloi qartë Macron që tha nëse ne do t’i kishim ndarë, do të ishte një sinjal fatal dhe vdekjeprurës se do të jepte ndërmjetësim mes Shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo ndarje do krijonte tensione etnike mes tyre.
Qeveria jonë ka ngritur një pretendim se moshapja e negociatave lidhet me “ristrukturimin e vetë BE-së” dhe jo me dështimin e qeverisë në realizimin e reformave. Sa qëndron ky pretendim? Brukseli zyrtar a i ka marrë në analizë ecuritë e dy vendeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi kriteret e plotësuara apo ka qenë një vendim politik? Macron ngriti si shqetësim emigracionin e paligjshëm dhe çështjen e azilantëve shqiptarë, ndërsa edhe në nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania përfshihet korrupsioni, trafiku, mungesa e institucioneve të drejtësisë dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit.
Nuk janë çështjet e brendshme dhe vetë Macron e theksoi se ne kemi një problem madhor me Shqipërinë për shkak të azilkërkuesve madje tha se si mund t’iu drejtohemi qytetarëve tanë francezë, që të hapim negociatat e anëtarësimit me një vend që na dërgon me mijëra azilkërkues, dhe pretendon se është vend i sigurt origjine. Shqetësim i vërtetë dhe tha që nuk është vetëm kjo, por arsyet e kushtëzimet me reformat konkrete; nëse nuk kapen kokat e krimit të organizuar dhe drejtësia nuk funksionon dhe s’ka të bëjë me politikën e brendshme të Francës. Sigurisht që Franca ka një parim të dytë për zgjerimin dhe reformimin e BE-së. Qeveria shqiptare duhet të marri përgjegjësi totale për situatën pasi ka dështuar prej 6 vitesh. Ajo synon të hapë negociatat dhe nuk ka arritur. Jo vetëm kaq por manipuloi opinionin publik që janë hapur negociatat. Jo vetëm që s’ishte e vërtetë por 1 vit e gjysmë më parë ajo qëndron se është një gënjeshtër e plotë. Nuk është vetëm Franca, Holanda dhe Danimarka, por dhe vendet e tjera nordike.
Duke parë që ishin Holanda dhe Franca dhe Danimarka dolën hapur, ato nuk ishin pro, por mjafton që një vend të thotë JO. Për tre grupimet më sipër kur u bë diskutimi, raundi i parë është raundi ku flet çdo kryeministër. Raundi i dytë është raundi ko u diskutua reforma për strategjinë e zgjerimit të BE dhe më konkretisht ndryshimi metodologjik mbi procesin e negociatave të anëtarësimit dhe te raundi i tretë ku u diskutua drafti i finlandez, ku aty filloi një gjendje e tensionuar për faktin se kishte plot që donin t’i kalonin të dyja vendet, por kishte një rezistencë të madhe nga tri-katër vende që pretendonin se nuk janë plotësuar kushte. Pastaj nuk donin të ndanin Shqipërinë me Maqedoninë. Ishte dhe ajo që ata donin të kalonin një sinjal pozitiv për të dy vendet, por nuk gjenin një konsensus. Ishte debat shumë i gjatë që përfundoi në orën 2-3 të mëngjesit.
Vendimi negativ sa e dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë dhe si pritet të jetë situata pas këtij dështimi? Çfarë kostoje duhet të mbajë qeveria shqiptare? Nga ana tjetër, ka zëra që shprehen se Maqedonia e Veriut i plotësonte kushtet, por edhe ajo u “dogj” në këtë proces për shkak të Shqipërisë, pasi vendimi u mor në bllok për të dyja vendet, sa qëndron kjo analizë?
Sigurisht që do ishte mirë të hapeshin negociatat, do kishte një monitorim më të rreptë nga KE dhe vendi do kontrollohej më lehtësisht dhe jo të bëheshin gabimet fatale që janë bërë deri tani. Kam dëgjuar përfaqësues të lartë të këtyre shteteve se kanë kundërshtime të forta ndaj qeverisë shqiptare se do ishte një lloj legjitimimi, nëse me të vërtetë do të hapeshin negociatat në këtë moment, do të thotë të legjitimojë një qeveri që nuk kontrollon dot trafiku ne drogës as të korrupsionit dhe që kontrollon komplet sistemi ne drejtësisë. Që ka ekonomi të dobët dhe njerëzit po braktisin vendin. Më e rënda është se 10-20% kanë braktisur vendin dhe pjesa e tyre janë të rinj.
Kjo tregon se ka një problem serioz. Për mua personalisht është shumë më tepër dinjitoze të fillojmë negociatat kur të jetë momenti i duhur. Ata që janë pro, janë pro vetëm për të nxitur reformat, por asnjë nuk është i bindur që reformat janë reale në Shqipëri. Kryeministri do të fshihet mbas asaj që Franca do të reformojë sistemin e zgjerimit, në fakt ajo do të ndryshojë sistemin e vlerësimit, sepse ky vlerësim i KE nuk është sfiduar vetëm nga Franca por dhe nga vende të tjera. Në këtë moment KE, ndihet i diskretituar, sepse kanë thënë shumë vende që ky vlerësim që keni dhënë nuk korrespondon me realitetin. Ato info që keni dhënë në raporte që kemi ne, nuk janë ato që jepni ju. Mapo