10:32 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Erjon Bogdani bën parashikimin e tij se cila nga skuadrat e fiton Superligën

14:45 | 04/04/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Erjon Bogdani bën parashikimin e tij se cila nga skuadrat e fiton Superligën

Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut kishte ngjallur interesin e shumë figurave të sportit shqiptar. I pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Selman Stërmasi” ishte edhe ish-sulmuesi i Partizanit dhe ekipit kombëtar, Erjon Bogdani, i cili me të kuqtë ka luajtur 3 sezone ku në 62 ndeshje ka realizuar 21 gola.

Sa i përket takimit, për “Panorama Sport” Bogdani pohoi se sfida ishte e dyluftuar dhe me ritëm, por ndonëse korçarët bënë lojën, fitorja i kaloi Partizanit. Sipas ish-bomberit, kampion mund të dilet edhe duke u mbrojtur, siç vepruan “demat” ndaj Skënderbeut, pasi dihet se ata morën trepikëshin në fund. Pas kësaj jave, garën për titull Bogdani e shikon mes Kukësit dhe të kuqve të kryeqytetit.

Erjon, si ju duk ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut?

Për mua ishte një ndeshje e bukur dhe me ritëm. Ishte një takim i luftuar nga të dy ekipet. Skënderbeu luajti shumë mirë, por edhe Partizani u tregua konkret, pasi në dy aksione që pati, një e shënoi gol. Goli erdhi si rezultat i një aksioni shumë të bukur, kurse gjuajtja tjetër përfundoi në traun e portës.

Mendoni se me këtë lojë që Partizani zhvilloi ndaj Skënderbeut, ku u mbrojt i gjithi në pjesën e dytë, mund të dalë kampion?

Sigurisht që mund të dilet kampion edhe me këtë lojë. Ishte një ndeshje ku të dyja skuadrat luajtën për ta fituar duelin direkt. Ishte një ndeshje për ta fituar dhe jo për ta luajtur. Skënderbeu e luajti ndeshjen, por Partizani e fitoi.

Me fitoren, Partizani ruajti bashkëkryesimin, por a mund të themi se e ka eliminuar njëkohësisht Skënderbeun nga gara për titull?

Duke parë që diferenca e Skënderbeut me kreun është minus 5 pikë, kjo mund të jetë e vërtetë. Por gjithçka mund të ndodhë, pasi kampionati ka ende 9 ndeshje për të luajtur. Gjithsesi, pas kësaj ndeshjeje mendoj se lufta për titullin kampion do të zhvillohet mes Partizanit dhe Kukësit.

Po në fund kush del kampion?

Nuk di ta them, pasi është hera e parë që e shikoj Partizanin këto vitet e fundit. Por Partizani luajti mirë, repartet ishin të koordinuara mes tyre, por vuajti shumë në pjesën e dytë. Megjithatë, kampionati fitohet edhe duke triumfuar në ndeshje të tilla.

Etiketa: edi bogdaniFutbollsportsuperlige
Pas

Pas Braçes dhe deputetja e PS-së kundër Metës: Nuk votoj asnjë qeveri besimi

Para

Arrestohet në Itali, Ballist Morina

Para
Arrestohet në Itali, Ballist Morina

Arrestohet në Itali, Ballist Morina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen 3 hapësira publike në Seman, procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun

Përçarja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së e afërt, tarifat e Trump për makinat dhe produktet bujqësore janë vija e kuqee

Aksion gjatë natës në Theth: Prishen dhjetëra ndërtime pa leje

Vlorë, vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave publike! Sekuestrohen 40 çadra dhe 80 shezlongë, pronari nuk kundërshton

BE me ‘dorë të hekurt’ për taksat ndaj cigareve, akcizat e reja që do të rrisin në ‘stratosferë’ çmimet e paketave

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.