Erla Mëhilli feston ditëlindjen sot. Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha nuk ka mundur ta mbajë të fshehtë çfarë i ka shkruar ”Doktori” siç e thërret, së bashku me të shoqen, Liri Berisha.
”Në këto 35 vjet, 8 vite kam bashkëpunuar me Doktorin. Në këto vite më ka mësuar se vlera e një politikani të mirë është mirënjohja për miqtë dhe bashkëpunëtorët!”, komenton Mëhilli.
Dhe siç e shikoni, shkrimi i Berishës, si të gjithë mjekët, është pak i vështirë për t’u kuptuar.
”Erlës nga zemra i urojmë ditëndjen. I urojmë jetë të gjatë plot shëndet dhe gëzime, lumturi dhe suksese me të gjithë njerëzit e saj më të dashur.
Me falenderim dhe mirënjohje për ndihmesën e saj të çmuar. Gëzuar. Lili dhe Sali Berisha”, shkruan Berisha me të shoqen që nuk e kanë harruar ditëlindjen e bashkëpunëtores së ngushtë, edhe pas ditëve të vështira që po kalon PD-ja. (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post