Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. Moderatori Ermal Mamaqi, i cili si gjithmonë nuk i lë batutat, i tha Ramës së do futet në çadër sepse ka disa kërkesa për të. Kështu ai u fut në një çadër të bardhë të improvizuar brenda emisionit, ku filloi t’i shtronte kërkesat që kishte me radhë.
BISEDA:
Mamaqi: Nuk dua të paguaj taksa
Rama: Rri në çadër
Mamaqi: Dua një pishinë me lek
Rama: Ça?!
Mamaqi: Dua që presidenti Bujar Nishani të më dekorojë “Mjeshër i madh i punës”.
Rama: Këtë jam dakord e meriton, dil nga çadra
Mamaqi: Prit se s’kam mbaruau. Dua të më zgjojë dikush çdo mëngjes duke më kënduar këngën “Me gusta la gasolina”
Rama: Këndoje njëherë. (Mamaqi këndon…) Rri në çadër dhe këndoja vetes se e qake
Mamaqi: Dua që Bulevardi i Kombit të quhet Bulevardi i Ermal Mamaqit
Rama: Do flasim me Xhelal Mziun për këtë (D.D/Shuplaka)