E merrni dot me mend Ermal Mamaqin në rolin e një kryebashkiaku, e më konkretisht duke i zënë vendin Erion Veliaj?! Ndoshta edhe po. Së fundi ai shfaqet i ulur në vendin e Veliajt në Këshillin Bashkiak, teksa menjëherë vetë kryebashkiaku merr masat për ta hequr prej andej.
Të paktën këtë herë Policët Bashkiakë nuk përdoren për të hequr ndonjë zonjë që shet fara rrugëve. E gjitha është një situatë hipotetike mes të dyve dhe mesa duket është pjesë e një episodi në programin e Ermalit, ku Veliaj do të jetë i ftuar.
Pas këtij episodi Veliaj ka bërë edhe fotografin, teksa Ermali shfaqet denjësisht, me kokën lart dhe me shiritin e kuq si një kryebashkiak i vërtetë.
Është bërë e zakonshme që të gjitha programet të iniciojnë që ditë më parë të ftuarit e serisë së rradhës duke nxitur në këtë mënyrë një kureshtje gjithnjë e më të madhe të audiencës që është përherë e më indiferente ndaj programeve televizive.
(E.K/FAXWEB)