Ai humbi jetën dje si pasojë e një përplasje tragjike me motor në Vlorë. Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Klajdi Shehun, i cili ndëroi jetë nga plagët e marra nga përplasja me motorrin tip “Hummer”.
Aktori i humorit Ermal Mamaqi i ka dhënë sot lamtumirën e fundit me anë të një postimi në Instagram dedikuar Klajdit. ‘Lamtumirë Klajd’ shkruan ai krah fotos së tij ku nuk mungon as motori që i mori jetën dhe vetë miku i tij.
Klajdi Shehu ishte një mik shume i afërt i Mamaqit. Por edhe Armina Mevlani kishte një marrëdhënie shoqërore të ngushtë me të ndjerin. Edhe ajo ka shkruar në profilin e tij se do ta marri malli për të dhe se do ta kujtojë gjithmonë sa herë të dëgjojë muzikë të mirë. Armina krahas fjalëve të emocionuese ka zgjedhur të vendos dhe këngën “Heros”
“E di që të ka bërë gjithmonë të lumtur muzika e bukur dhe unë do të kujtoj gjithmonë sa herë të dëgjoj muzikën e bukur që ti më ke dhënë! Bëji të fala Jim Morrison! Do të na marrë malli Klajd Shehu… shumë!”, shkruan Mevlani.
(J.V/Shuplaka)