Bes Kallaku edhe pse në muaj mjalti akoma s’i ka dalë qefi nga fotot e dasmës. E sigurisht në një foto të ëmbël nuk ka munguar as komenti pikant i Ermal Mamaqit. “Sa i miiiir. Vdektë Olti Curri për ty”, shkruan Mamaqi.
Por Bes Kallaku nuk është përmbajtur dhe ja ka kthyer menjëherë duke shkruar: “keshtu vazhdo, je i paarritshem, akoma nuk e kam gjet zarfin tend nga dasma… hahahaha,”-ka përfunduar aktori. Të jetë e vërtetë që Ermali nuk ka hedhur lekë në një nga dasmat e vitit?!
Ndërkohë blogeri Olti Curri ende nuk ka reaguar pas përmendjes së tij nga Mamaqi. Ndërsa midis tij dhe Ermalit dhe herë të tjera ka pasur përplasje.
(E.K/SHUPLAKA)