Kënga ‘Nuk dua ta di’ e grupit ‘The Dreams’, atë kohë i përberë nga Ermal Mamaqi, Erson Shabani dhe Eriost Ballushi, pa dyshim ka qenë refreni i të gjithëve dikur, por akoma vazhdon të pëlqehet.
Për këtë shkak Mamaqi ka vendosur ta rikthejë në një version ndryshe, në bashkëpunim me Dj e njohur, Vin Veli. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat, dhe çdokush nuk mungon që të këndojë vargjet nga pas.
Dora e Vin Velit dhe klipi mjaft veror, do ta kthejnë padyshim këtë këngë në një nga hitet e kësaj vere.
Më poshtë po ju risjellim videon që është e gjitha për t’u shijuar. (E.K/SHUPLAKA)