22:39 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ermal Meta rrëfen vështirësitë e tij si emigrant: Shisja gazeta në semafor, bëhesha sterr i zi kur…

15:35 | 01/06/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ermal Meta rrëfen vështirësitë e tij si emigrant: Shisja gazeta në semafor, bëhesha sterr i zi kur…

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermala Meta, ditën e djeshme ka mbërritur në Tiranë, ku dhe sot në 1 qershor do të mbajë një koncert në Sheshin Skënderbe.

Përpara performancës së tij Ermali ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku dhe ka rrëfyer më shumë gjëra për jetën e tij private dhe për famën që ka fituar në Itali.

Por siç tregoi dhe këngëtari jeta e tij nuk ka qenë kaq e thjesht, pasi rruga drejt famës ka qenë e mbushur plotë me vështirësi.

“Kur isha në Itali, si gjithë emigrantët e tjerë, në moshën 14 vjeç, shisja gazeta tek semaforët, por ato gazetat nuk i shtypnin dhe aq mirë se kushtonin pak. Nuk e kisha kuptuar dhe kur më lageshin duart nga djersa, prekja fytyrën dhe bëhesha sterr i zi. Kur shkoja në shtëpi mamaja gjithmonë më pyeste, “ku ke qenë?”. Unë i thosha që isha në punë, por thoshte që nuk më besonte. Kam bërë shumë punë. Kamarier, raprezentant, barist. Kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje.”, tregoi Meta.

Ndër të tjera këngëtari ka rrëfyer se pavarësisht vështirësive që ka hasur në jetën e tij kurrë nuk hoqi dorë nga muzika

“Duart i kisha atje në punë, por mendja ishte në vend tjetër. Çfarëdolloj eksperience pune që kisha, mendja shkonte te muzika. Çdo njeri që takoja ishte një histori. Secili i ka historitë brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por jo gjithmonë. Kështu që pjesën tjetër e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Shkoja në shtëpi e shkruaja këngë, e ndjeja urgjencën e krijimtarisë. Fillimisht kisha më shumë me pasion pianon sesa kitarën. Kur theva këmbën në basketboll, i thash një shoku të më sillte një kitare, ta mësoj. Aty zbulova një botë tjetër”, u shpreh Ermal Meta.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Ermal Meta
Pas

U tha që i kishte bërë një kërkesë absurde, Florentino Perez ka një mesazh për Zidane: E di që do kthehesh…

Para

Mjeti del nga rruga në aksin Shkafone-Gjiri Lalëzit, plagosen tre vajza

Para
Mjeti del nga rruga në aksin Shkafone-Gjiri Lalëzit, plagosen tre vajza

Mjeti del nga rruga në aksin Shkafone-Gjiri Lalëzit, plagosen tre vajza

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.