Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë bërë prindër për herë të dytë.
Vajza ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm në një nga spitalet private në kryeqytet. Ka qenë vetë aktori i humorit ai që ka publikuar edhe foton e parë të vajzës.
‘’Zoti na bekoi përsëri, kësaj rradhe me një vajzë…”, shkruan vetë Ermali.
Kështu Joeli u bë me një motër të vogël, dhe ne urojmë një jetë sa më të gjatë për të voglën e çiftit shumë të dashur për publikun.
Menjëherë pas publikimit të fotos ka vërshuar një lumë urimesh në drejtim të çiftit.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post