Kryeministri Edi Rama, i cili mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ka folur për vizitën e tij në Bruksel ku ishte për Samitin e Natos. Gjatë asaj vizite ai ka takuar edhe presidentin e SHBA-ve, Donald Trump-in.
Ndërsa Ermal Mamaqi e pyet se çfarë do kishte bërë nëse Trump do ta kishte shtyrë sic ka bërë me kryeministrin e Malit të Zi, Rama tha se këtu në Shqipëri do ishte bërë nami.
“Imagjino të më kishte shtyrë mua, do të kishte plasur këtu: ‘Nuk e do Amerika. I tha mos të të shof këtu e këto histori’, tha Rama me shaka, duke ironizuar edhe opozitën me këtë rast. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post