Këngëtarja Besa Kokëdhima ka lajmëruar së fundmi që së bashku me Rovena Dilon, Eneda Tarifën dhe Irma Libohovën do të mbajnë në datën 16 maj një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve.
Ndërkoh që në studion e ‘Xing me Ermalin’ këngëtares Besa Kokëdhima i ka ndodhur një e papritur ndërsa ka qenë duke xhiruar për emisionin e të shtunës. Moderatori i emisionit të njohur Ermal Mamaqi i ka vjedhur celularin këngëtares dhe ka filluar të xhirojë video pa dijeninë e saj.
Në videon e postuar në profilin e saj në Instagram shihet Emrali duke vrapuar pasi Besa e vuri re që telefoni i saj mungonte. Kjo video komike Ermali, i ka komentuar:” Pa le të ma kishe lënë më shumë. Ahhahah”.
(M.Q/Faxweb)