Është sulmuar nga persona të paidentifikuar automjeti me të cilin udhëtonte politikania shqiptare në Maqedoni, Ermira Mehmeti.
Lajmin e ka publikuar vetë politikania nëpërmjet një një fotoje dhe një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Mehemti reagon ndaj këtij sulmi duke thënë se nuk do të ndalet pavarsisht sulmeve kërcënimeve dhe shantazheve.
“Kërcenim, frikësim, shantazh, apo mesazh që ta mbyll gojën? Ju mund të vazhdoni të theni edhe xhamat tjera të makines time, mund të më dërgoni pa ndalur mesazhe kërcënuese, mund të vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund të vazhdoni të beni skenare kundër meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgjë më shumë pos humbes tragjike! Pacit ditë të mbarë. Familja Mehmeti”, shkruan politikanja në Facebook.
Para disa kohësh Ermira Mehmeti u vu në qëndër të vëmëndjes për disa biseda të nxehta mes saj dhe zv/kryeministrit maqedonas.