Ernest Gjoka mund të largohet nga drejtimi i ekipit të Kukësit dhe në vend të tij do të jetë një tjetër trajner. Ky lajm po qarkullon prej pak ditësh në ambientet sportive si dhe ne disa media, ndaj FK Kukësi është detyruar të japë sqarimin e tij.
“Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështetje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: Vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë“, sqaron klubi duke hequr cdo dyshim për ndonjë ndryshim në drejtimin e klubit.
Njoftimi i plotë:
FK Kukësi i konsideron të pavërteta lajmet e përhapura sot në media, sikur në bankinë do jetë një nga trajnerët aktualë që drejton për momentin një tjetër ekip të Superligës.
Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështetje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: Vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë.
E gjithë vëmendja është përqendruar te këto dy sfida dhe aspak në ndryshimin e stafit.
Lajme të tilla, përveçse të pavërteta, synojnë të sjellin shpërqendrim te ekipi, por përvoja e lojtarëve dhe stafit bëjnë që përgjegjësia të jetë tepër e madhe.
Ekipi është përqendruar maksimalisht te stërvitja dhe objektivat, dhe me pas te faza përgatitore dhe përfaqësimi dinjitoz në Europë, duke ruajtur bazën e ekipit dhe stafin.