Policia ka ndaluar aktorin e njohur të humorit Ervin Bejleri, fill pas protestës së ditës së sotme. Mësohet Bejleri po mbahet aktualisht nnë komisariatin nr 4 në Tiranë.
Bejleri është ndaluar sepse është konfliktuar verbalisht me policinë, gjatë protestës së një dite më parë, ndërkohë që u dëgjua të shpërthente në sharje ndaj policisë pas shembjes së dodinës së Teatrit Kombëtar.
Aktori Ervin Bejleri ‘shpërtheu’ në sharje dhe ofendime kundër efektivëve të policisë së shtetit pas ndërhyrjes së bluve për të shembur Teatrin Kombëtar.
“Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat” – dëgjohet të thotë Ervin Bejleri i revoltuar në videon e publikuar nga Fax News.