13:03 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ervin Goci i ashpër me të gjithë: Po shkatërrohet gjithçka, opozita të dalë me një platformë efikase

09:55 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ervin Goci i ashpër me të gjithë: Po shkatërrohet gjithçka, opozita të dalë me një platformë efikase

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ishte i ftuar në studion e Fax news për të folur për betonizimin që po i bëhet kryeqytetit, si dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për “fatin” e tij.

Goci tha se detyrë e aktivistëve është ngritja e kauzave, ndërsa marrja e hapave dhe nismave ligjore i takon opozitëa.

“Ne jemi një grup aktivistësh që kërkojmë të ndalojmë afera 200 milione euro, psh cështja e teatrit. Ne kemi detyrën të artikulojmë, opozita duhet të jetë më agresive në qendrimet e saj”, u shpreh Goci.

Pedagogu Goci thotë që sistemi politik i Shqipërisë po kthehet në një sistem diktatorial, ku vendimet e marra nga qeveria janë kundër të drejtave kushtetuese.

“Jemi në faza çmendurie. Kanë axhendë të mirëpërcaktuar për të arritur qëllime financiare, me kosto për publikun. Do i shembin godinat se ata duan, thonë hapur se do i shembin godinat. Flasim për diktaturë. Të gjithë bëjnë kompromise, konsensuse. Diktaturë që do të arrijë qëllimet e veta”, u shpreh më tej pedagogu.

I pyetur nga gazetarja e Fax News Armela Ferko për debatin që ai ka pasur me zëdhënësen e PD Ina Zhupa (Lexo ketu) dhe për djegien e mandateve nga opozita, ai shprehet se është dakord me protestën e tyre por se nuk sheh asnjë alternativë qeverisëse.

“Jam dakord me braktisjen e mandateve por opozita nuk reagon ndaj shtypjeve që bëhen. Është detyra e partive politike ta mbrojnë interesin publik, jetët e njerëzve sipas të drejtës kushtetuese.

Kujt i plasi se Ina Zhupa dhe PD kanë denoncuar ndërtimet që po bëhen te Parku kombëtar. sa kohë që nuk kanë thërritur një Komision hetimor Parlamentar? 

Erion Veliaj nuk përflitet kurrë me emër. Nuk ka asnjë reagim zyrtar, të merren dosje dhe të bëhen publike me emër mbiemër. Por ata nuk kanë interes.

Vrasja e Gjoklaj  psh. e ka ngritur dikush tjetër dhe jo PD. Nuk është kauza e tyre, ka qenë kauzë e Organizatës politike. E mbështetën dhe mirë bënë”,  tha pedagogu në Fax News.

Goci ndër të tjera thotë që opozita duhet të reagojë menjëherë për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese, që ata nuk po merren seriozisht nga njerëzit që ti shohin alternativë.

“Duhen ndryshime themeltare kushtetuese Duhet një program i ri, duhet platformë referendare nga PD. Ata nuk e kanë seriozisht, ata nuk trembin asnjë njeri. Ngërci që në kemi Shqipëri po shkojnë në humnerë, duhet reagim i fortë”, u shpreh Goci.

Gjatë fjalës së tij i kthehej dhe një herë retorikës për teatrin dhe tentativave për shëmbjen e tij dhe të godinave të tjera kulturore. Ai shprehet se qeveria e ka vrarë artin.

“Shoqëria nuk arrin të progresohet, të ecë përpara. Fajin e ka ai që ndërton. Ka një shkatërrim të shoqërisë. Masakra më e madhe që mund ti bëhesh Shqipërisë është shkatërrimi i teatrit.

Galeria kombëtare është e mbyllur, Teatri është mbyllur. Vrasin institucionin, godinën.

Të bëjmë qëndresë fizike për teatrin, të dalim në rrugë për të protestuar. Shqipëria po shkon drejt rrugës së Kazakistanit.”

Për protestën e studenteve Goci tha se ka 2 pika kyce, pasiguria se si do munden të paguajnë shkollën dhe ku do shkojnë studentët pas përfundimit të shkollës.

Sipas tij të gjithë duhet të dalin në protestë pasi Shqipërisë po i bëhet një masakër.

“Minatorët, naftëtarët, banorët e unazës, banorët e zonave rurale, studentët duhet të protestojnë.”, mbylli fjalën pedagogu.

Etiketa: Ervin Gocigoci
Pas

Përplasi të moshuarin, largohet nga vendngjarja drejtuesi i mjetit

Para

Alarmohen juventinët, Ronaldo dëmtohet me Portugalinë: E njoh trupin tim, kthehem…

Para
Alarmohen juventinët, Ronaldo dëmtohet me Portugalinë: E njoh trupin tim, kthehem…

Alarmohen juventinët, Ronaldo dëmtohet me Portugalinë: E njoh trupin tim, kthehem…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Operacioni i SPAK me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

Përfundon ndërhyrja me dy helikopterë Cougar në zonën e Darzezës, nis kontrolli i territorit nga trupat tokësore (VIDEO)

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë! Gjashtë të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Programi për energjinë e rinovueshme, Kozeli: 8 mijë familje përfitojnë nga skemat e granteve

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.