Deputeti Ervin Salianji, gjatë seancës plenare të ditës së sotme, ka bllokuar foltoren së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ndërkohë që gjatë diskutimeve për projektligjet, ai ka ironizuar mazhorancën duke i quajtur ‘dele’.
“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, ka thënë ai.
Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej: “Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.