Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj brenda në lokalin e tij në Shëngjin ende nuk ka autor, ndërsa ngjarja vijon të jetë në sitën e hetimeve.
Ish-drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani shprehet se autori i i vrasjes së biznesmenit nuk duket si një vrasës me pagesë.
I ftuar në emisionin “Open”, Breçani renditi disa nga arsyet që e bëjnë atë të dyshojë se autori nuk është profesionist.
“Mendoj që nuk është një vrasës me pagesë. Një vrasës e pagesë nuk shkon me një armë me 7 fishekë. Sot ka plot armë shumë më të mira se një TT. Një vrasës nuk shkon kurrë në shtëpinë e tjetrit kur e din se është i ruajtur. Besoj ka një moshë relativisht të madhe sepse besoj një djalë i ri kthimet i ka më të shpejta.
Për mendimin tim mund të jetë tek të 40-45 vjeç. Jo profesionist dhe ka qëlluar me një mllef të paparë. Ai e ka menduar që edhe mund të vritet. Ardiani ka qenë një njeri me reputacion në zonë, një familjar shumë i rregullt. Nga e kaluara e tij ka trashëguar një hasmëri që mos i ndodhtë askujt, ka biznes është përfshirë në politikë. Personi e ka njohur jashtëzakonisht shumë mirë, e ka ditur që Ardiani ka qenë i përfshirë në fushatë elektorale. Ka qenë momenti kur edhe takimet i ka bërë edhe në lokalin e tij, ndaj edhe e ka përshëndet, pasi aty bënte takimet me të gjithë personat”.
Breçani ka folur dhe për personin që pa skenën e vrasjes, që u tha se ishte vjehrri i Nikulajt. Sipas ish-drejtuesit të policisë personi në fjalë është një punonjës që Nikulaj e mbante në biznesin e tij, për shkak se kishte probleme edhe me shëndetin mendor.