Aktori i njohur Genci Fuga ka bërë një deklaratë për situatën aktuale të artit në Shqipëri, e veçanërisht teatrit. Ai krahasoi pagën që marrin aktorët këtu tek ne, me atë që marrin punëtorët e llaçit
Në një intervistë të dhënë për gazetën ‘Ditën’, aktori, regjizori dhe pedagogu në Universitetin e Arteve, ka trajtuara çështjen për teatrin shqiptar si dhe për gjendjen e punojësve të tij.
“Nëse bëjmë një llogari me laps e letër dhe shkruajmë aty shumën që marim për një rol kryesor dhe që ‘të del xhani’, me thënë të drejtën, ti ke një çmim të caktuar dhe po ju them me bindje se, në rast se këtë çmim e ndan në katër muaj punë, ne na del ora e punës më e lirë se sa ai përzierësi i llaçit, që tregun e ka te ‘Partizani i Panjohur’. Një aktor në Shqipëri paguhet shumë më pak se një punëtor krahu.”- ka thënë Fuga.
(M.Q/Faxweb)