Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka shigjetuar kryeministrin Rama në një postim në rrjetet sociale duke e quajtur analfabet politik.
Për të kuptuar se çfarë përfaqëson analfabeti politik, ai ka sjellë ndërmen vargjet e Bertold Breht, ku ndër të tjera për analfabetin politik shkruan se “është kaq gomar sa krekoset dhe fyn gjoksin”.
Postimi i plotë i Vasilit:
Analfabeti politik i yne aty eshte,ja tek e keni……se ç’perfaqeson e thote me mire Bertold Brehti:
“Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar!”
(B.H/Faxweb)