03:40 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën?

12:53 | 07/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta apo Basha, janë kundërshtarët politikë të Ramës?

Në ka një gjë që bie më shumë në sy nga zhvillimet e këtyre ditëve në PD është padyshim roli që po mban Sali Berisha.

Ai ka zgjedhur të heshtë dhe një e nga një ka pasur dhe takime me disa protagonistët kryesorë të zhvillimeve si Patozin, Bashën apo Selamin.

Ky qëndrim i Berishës nuk ka lënë pa u vënë re dhe nga analisti Artur Zheji. Në një analizë që ai ka bërë sot në portalin “360 gradë” ai thotë se kryetepsixhiu duke iu referuar Ramës duket se ka kërcënuar Sali Berishën. Ose ndoshta mes tyre ka një marrëveshje që ish-kryemministri t’i shpëtojë Vettingut.

“Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën, në këmbim të imunitetit të tij personal dhe familjar të plotë, nga ndërkombëtarët dhe Vettingu?

Asgjë nga këto që po bën dhe s’po bën Doktori, që në të vërtetë është një asgjëbërje perfekte, një heshtje ogurzezë për standartin e zgjedhjeve, një heshtje me të cilën pra askush nuk është mësuar prej tij, duket se fshihet patjetër diçka, një kërcënim ndoshta’’, shprehet ndër të tjera Zheji në shkrimin e tij.

SHKRIMI I PLOTË I ZHEJIT:

Të gjithë kanë gabuar diçka në përllogaritjet e tyre. Dhe kjo nuk është çështje fati, është padyshim çështje zotësie, të cilën kryetepsixhiu, në artin e gatimit politik, është sot për sot më i miri.

Për ti dhënë “Çezarit çfarë është e Çezarit”, nëse situata vijon kështu, nuk se diskutohet më mandati i dytë i Ramës, por ka filluar puna për të tretin, që domëthënë 2021-2025.

Aleati kryesor i kryeministrit aktual, pra të kryetepsixhiut të përgjithshëm, është sot për sot Partia Demokratike, që po shkërmoqet ditë pas dite, nën trysninë e panjohur të diçkaje.

Është akoma Sali Berisha, qëndra e vërtetë e pushtetit të vërtetë në PD?

Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën, në këmbim të imunitetit të tij personal dhe familjar të plotë, nga ndërkombëtarët dhe Vettingu?

Asgjë nga këto që po bën dhe s’po bën Doktori, që në të vërtetë është një asgjëbërje perfekte, një heshtje ogurzezë për standartin e zgjedhjeve, një heshtje me të cilën pra askush nuk është mësuar prej tij, duket se fshihet patjetër diçka, një kërcënim ndoshta.

Doktori që u ngujua pothuajse i vetëm në Presidencë në vitin ’97, kur Shqipëria ishte në flakë dhe gëlonte nga banditë dhe kur kërkohej koka e tij, hapur dhe kërcënueshëm, nuk është aspak Doktori i 20 viteve më pas.

Sigurisht mosha bën të vetën dhe kjo është njerëzore, por edhe kjo arësye nuk mjafton për të shpjeguar mosqëndrimin e tij të këtyre kohëve që po rrjedhin pas marrëveshjes së mesnatës së 17 Majit, Rama-Basha, që ndoshta ka qenë në të vërtetë një Marrëveshje Berisha-Rama.

Humbja e pothuajse 200.000 votave nga PD, ishte një dhuratë e papritur, por dukshëm e merituar dhe e djersitur shtrenjtë nga Rama dhe bie erë.

Të gjithë e nuhasin këtë erë të keqe, të gjithë e vërejnë dhe e thonë dhe e bërtasin dhe në të njëjtën kohë asgjë nuk ndodh.

Sepse me sa duket pritet realizimi pjesë pjesë i marrëveshjes. Duket pra se Berisha dhe Basha, presin fjalëmbajtjen e Ramës, sipas neneve të marrëveshjes së 17 Majit, ku një nga pikat e saj, duket se është edhe “Heshtja” paszgjedhore dhe pranimi i faktit të kryer të deformimit të tyre.

Kjo do të thotë që Shtatori do të sjellë një faqe të re në historinë tonë politike të përçudnuar. Partitë politike do të luajnë  në mënyrë pozicionale dhe sipas përllogaritjeve.

Mos ndoshta edhe PD e ka zgjedhur tashme Ramën, si kryemenaxher edhe të interesave të saja?

Shenjat e para tregojnë se po.

Pyetja shtrohet: Për çfarë interesash bëhet fjalë?

Përgjigja sot për sot është e pamundur, por një gjë është e qartë: “Sigurisht që nuk janë interesa politike… (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: analistiartur zheji
Pas

Basha: PD është e vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve

Para

Xhelal Mziu shpërthyen ndaj Asllan Dogjanit: Gjysmë deputeti që u shite dhe u fale nga PS, nuk u bëre kurrë demokrat

Para
Xhelal Mziu shpërthyen ndaj Asllan Dogjanit: Gjysmë deputeti që u shite dhe u fale nga PS, nuk u bëre kurrë demokrat

Xhelal Mziu shpërthyen ndaj Asllan Dogjanit: Gjysmë deputeti që u shite dhe u fale nga PS, nuk u bëre kurrë demokrat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.