01:33 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Eshtë bujqësia, o idiot”, Resuli-Ramës: Mungon vizioni e strategjia, “100 Fshatrat” projekt letre

22:38 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Eshtë bujqësia, o idiot”, Resuli-Ramës: Mungon vizioni e strategjia, “100 Fshatrat” projekt letre

“Eshtë bujqësia, o idiot”, kështu është shprehur Ervin Resuli në një shkrim të tij ndaj asaj të cilën ai e cilëson si “sloganin e duhur për ‘luftën’ e Edi Ramës për të fituar mbështetje të gjerë popullore dhe për ndryshime të ndjeshme në ekonomi.”

Duke e cilësuar projektin 100 fshatrat si një projekt letrash, Resuli shprehet se duhen lënë lojërat e ERTV-së dhe të portalit “Shpipëria që Duam” dhe t’i kthehet një vëmendje buqësisë.

Nga Ervin Resuli –

Kjo është një frazë e huazuar nga slogani i famshëm “It’s the economy, stupid” – Është ekonomia, o idiot (fushata që solli Bill Clinton në krye të Shtëpisë së Bardhë në përballje me figurën më të fuqishme të politikës amerikane të 50 viteve të fundit, George H.W. Bush).
“Është bujqësia, o idiot”, mund të ishte slogani kryesor në ‘luftën’ e Edi Ramës për të fituar mbështetje të gjerë popullore dhe për ndryshime të ndjeshme në ekonomi. Por Edi Rama vazhdon luan me lojërat e ERTV-së, portalit ‘Shqipëria që duam, kazanin mediatik të tij, luan me fushatat e PR-it, të kthyera tashmë në propagandë, për të bërë lavazh truri, verbuar e nëpërkëmbur këtë popull.
“Është bujqësia, o idiot”… Njerëzit po vdesin për bukë… Fshati po lëngon nga varfëria… Nuk ka investime… Nuk ka vizion… Nuk ka strategji… 100 fshatrave të tu, që u ke bërë aq reklamë janë vetëm projekte në letra për t’u bërë nder një grusht njerëzish… Ku janë subvencionet? Hidhi sytë vetëm rreth e rrotull, nga Maqedonia e në Kosovën shtet të ri, dhe e kupton sa e thellë është përbuzja jote për fshatin, bujqësinë dhe blegtorinë …
Çfarë u bë me vaditjen?
Çfarë po behet me certifikatën e pronësisë në fshat?
Ku janë subvencione për krerë lope, dele, etj.?
Sa sipërfaqe sera dhe tokë bujqësore subvencionohet sot?
Ku janë strategjitë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për mbrojtjen dhe zgjerimin e tokës bujqësore … apo, më falni Z. Kryeministër, ata janë tepër të zëne me kronika ‘suksesi’ për ERTV-në tuaj?
Sa është çmimi i naftës për traktorin e fermerit?
Sikur të mos mjaftonin këto, ti ndërhyrë tek ajo që solli pak ‘dritë në fund të tunelit’ për formalizimin dhe zhvillimin e bujqësisë, ia ule vlerën e rimbursimit të TVSH-së nga 20 – 6 % fermerit për të gjitha produktet primare bujqësore… i dhe shtytjen e fundit për ‘në humnerë’ bujqësisë shqiptare.
Babai im dhe mijëra fermerë të tjerë shqiptarë, që nuk shohin ERTV, një gjë e kuptojnë me siguri, që bujqësia shqiptare ka marrë tatëpjetën, zero vëmendje ndaj fshatit, zero investime për fermerët.
E pra, kjo është ajo që qeveria po bën për 60 % të popullsisë që jeton në fshat, strategjia për bujqësinë shqiptare, e cila i sjell mbi 20% të GDP-së këtij vendi.
Ky është ‘suksesi’ i vërtetë përtej reklamës së ERTV-së, kulmi i paaftësisë së qeverisjes dhe ministrisë së linjës.
Nëse edhe opozita e këtij vendi nuk e kupton këtë realitet të dhimbshëm dhe nuk ofron alternativë të besueshme është më mirë që mos i qasen fare 60% të votuesve që jetojnë në fshat. Ata duhet të ofrojnë një platformë që do të reformojë e do të zhvillojë fshatin, që do të vërë dorë aty ku ‘i dhëmb’ më shumë bujqësisë, të zgjojë interesin e të rinjve për fshatin dhe ta bëjë bujqësinë një aktivitet tërheqës mjaftueshëm për brezin e ri, që ata të mos shkojnë të punojnë si argatë në fermat e gjermanëve por të trashëgojnë dhe zhvillojnë krenarisht aktivitetin e prindërve të tyre.
Nëse kjo nuk ndodh, keqardhje, por në të ardhmen e afërt, edhe unë do të zgjedh të iki si shumica e shqiptarëve…

Etiketa: ERVIN RESULI
Pas

“A ke luajtur kala dibrançe…?”, Altin Hazizaj: Nuk bëhet as shteti dhe as drejtësia kështu!

Para

Keni vendosur të blini këtë markë ore!? Kujdes nëse e bëni në Shqipëri, mund të jetë e falsifikuar

Para
Keni vendosur të blini këtë markë ore!? Kujdes nëse e bëni në Shqipëri, mund të jetë e falsifikuar

Keni vendosur të blini këtë markë ore!? Kujdes nëse e bëni në Shqipëri, mund të jetë e falsifikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.