Kryetari i PD-së, Sali Berisha u gjend në një moment të sikletshëm gjatë ditës së sotme gjatë një konference me anëtarë të parlamentit suedez dhe përfaqësues të partisë simotër të PD-së në Suedi.
Gjatë fjalës së tij, Berisha për disa herë ka ngatërruar emrin e kreut të partisë simotër suedeze, duke e përmendur si grua.
Derisa, u korrigjua nga deputetja, Albana Vokshi e cila i tha se një burrë ishte në krye të partisë suedeze dhe jo një grua. Ish kryeministri kërkoi falje pasi kuptoi lapsusin e bërë.
Pyetje: Si do të realizohet përfaqësimi i zonjave, si do të realizohet kuota 30%?
Berisha: Mbështes plotësisht çështjen e kuotave përderisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre siç ka dalë partia simotër e Suedisë e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…
Një prej anëtarëve të panelit: Është burrë…
Berisha: Urdhëro? Është burrë? Më fal, Ulf…Po. E udhëhequr nga zonja Kristelfson
Një prej anëtarëve të panelit: Është burrë…
Berisha: Është burrë? Më falni atëherë, i apologies… pra ne do të bëjmë gjithçka që të respektohen kuotat.