Para nisjes së seancës së sotme plenare në Kuvend foli për mediat deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi. Ajo u shpreh se nuk po lejohet të hyjë në parlament nga gardistët me urdhër të Nikollës dhe Edi Ramës.
Vokshi dhe Hoti janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat dhe këtë ajo e quan dënim politik.
Albana Vokshi: Dje u thirr nga kryetarja Kuvendit mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas ankimimit që bëra unë me zonjën Hotin. Dhe ju e ndoqët, mbledhja u dështua. Sepse në bazë të procesverbalit nuk ka patur asnjë fakt asnjë dëshmi për të bazuar dënimin. Është dënim politik. Të dënosh dy zonja deputete që protestojnë në mënyrë paqësore duke mos dhënë të drejtën e fjalës. Kur proteson me një pankartë në dorë përjashtohet.
Mesazhi i protestës madhështore ka shkuar edhe tek Edi Rama dhe tek Lindita Nikolla.